Nedim Bajrami ka zbritur në fushën e lojës në natën e të dielës me fanellën e Empolit në Serinë A. Por që nga kjo javë ai mund të ndërrojë fanellë, duke veshur atë të Fiorentinës që tashmë po e kërkon gjithnjë e më shumë me ngulm.

Edhe pse skuadrat kanë nisur kampionatin, merkato mbetet e hapur deri më 31 gusht dhe kështu negociatat mes ekipeve vazhdojnë. Ato mes Empolit dhe Fiorentinës për Bajramin pritet të bëhen më intensive gjatë ditëve në vijim. Sipas “Calciomercato.com”, skuadra e qytetit të Firences nuk është gati të paguajë rreth 10 milionë euro për kartonin e lojtarit, por do të amortizojë këtë shumë nëpërmjet një shkëmbimi.
Drejt Empolit pritet të niset Zurkovski, i cili ka qenë i huazuar edhe vitin e kaluar nga Fiorentina, me shifrën e kartonit të Bajramit që do të ulej ndjeshëm. Ditët e ardhshme mund të jenë vendimtare për këtë marrëveshje, pasi palët duan të kenë një ide të qartë për përbërjen e ekipeve përkatëse para ndalesës për kombëtaret.
Arena e Lajmit
and then