“Kosova me fat me Albinin, Shqipëria në ditë të zezë me Edvinin”, Vasili reagon pas fitores së Kosovës në Arbitrazhin ndërkombëtar: Rama do të thotë qeveri grabitëse!

Petrit Vasili

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili me anë të një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me fitoren e Kosovës në arbitrazhin ndërkombëtar duke vërtetuar ligjshmërinë e veprimeve institucionale ndaj investitorëve.

Vasili i ka bashkangjitur një postimi të Albin Kurtit fjalën e tij teksa shkroi “Kosova me fat me Albinin, Shqiperia ne dite te zezë me Edvinin”.

Ai po ashtu shkroi se Kruti i shë[toi buxhetit të Kosovës 30 milionë eureo më gjyqin e fituar, ndërsa kur kryeministër është Edi Rama qeveria humbet qindra milionë euro në Arbitrazhe dhe të tjera humbje presin.

Postimi i plotë:

Kosova me fat me Albinin, Shqiperia ne dite te zezë me Edvinin!
Kur kryeminister eshte Albin Kurti qeveria e Kosoves fiton gjyqet ne Arbitrazhin Nderkombetarsi ne rastin e gjyqit te fituar me Lute Credit duke i shpetuar Buxhetit 30 milione euro.
Kur kryeminister eshte Edi Rama qeveria humbet qindra milion euro ne Arbitrazhe dhe te tjera humbje e presin.
Me Albin Kurtin i kursehen miliona euro nga taksat e qytetareve.
Me Edi Ramen vetem grabiten e shperdorohen miliarda euro te taksave te qytetareve.
Kosova me fat, Shqiperia ne hall!
Albini do te thote qeveri e pergjegjshme.
Edi Rama do te thote qeveri grabitese e pangopur e djerses dhe taksave te qytetareve.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×