Njëlloj si Manaj, në Spanjë e bëjnë fakt të kryer që nesër firmën te Juventusi të sulmuesit të Barcelonës

Juventusi është në kërkim të një tjetër përforcimi për repartin e avancuar dhe sipas mediave spanjolle, e ka gjetur në radhët e klubit të Barcelonës. Memfis Depaj, jashtë planeve të trajnerit Çavi Hernandez, është duke diskutuar me bardhezinjtë dhe në Spanjë e bëjnë fakt të kryer firmën e tij që ditën e nesërme.

depaj

E përditshmja sportive katalanase “Sport” ka bërë të ditur se lojtari holandez dhe Juventusi po negociojnë prej ditësh marrëveshjen mes palëve dhe janë shumë pranë akordit personal. Gjithçka me miratimin e Barcelonës, e gatshme ta lërë të largohet me parametër zero, por duke ruajtur të drejtën e një përqindje në një shitje të ardhshme. Një gjë e ngjashme u bë me transferimin e Rei Manajt te Uotford, pasi sulmuesi i përfaqësueses shqiptare u largua me të njëjtat kushte nga ekipi spanjoll.

Depaj kishte marrë disa oferta nga Anglia ndaj edhe po i shqyrtonte ato me qetësi, por në fund ka zgjedhur Juventusin që i garanton aktivizim të rregullt, që do ta ndihmonte edhe sa i përket më pas thirrjes në radhët e përfaqësueses. Pritet që Depaj të udhëtojë nesër drejt Torinos për vizitat mjekësore dhe firmën në kontratën dyvjeçare.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×