Edinson Kavani është ende pa një skuadër, me sulmuesin uruguaian që vazhdon të jetë në kërkim të një klubi që t’i plotësojë kushtet që ai kërkon.

Së fundmi për të është interesuar edhe Nisa, e cila me trajnerin Luçien Favre kërkojnë të ngrenë një skuadër kompetitive për sezonin e ri.
Zvicerani prej kohësh është e pëlqen 35-vjeçarin dhe është duke e ndjekur me interes pistën për ta afruar atë.
Nëse Kavani preferon të rikthehet dhe njëherë në Francë, atëherë ai gjithashtu do të vihet dhe nën urdhrat e ish-futbollistit të Kombëtares, Arjan Peço, i cili është ndihmës trajner i Favres.

Arena e Lajmit
and then