VIDEO/ Emocione pa fund, Napoli i bën start si pretendent sezonit me fitore në ndeshjen e 7 golave

Napoli ka nisur këtë sezon në Serinë A me një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mundur një nga surprizat e sezonit të kaluar, Veronën, në fushën e kësaj të fundit. Napolitanët e Spaletit e kanë nisur edicionin me një sukses 5-2 që bën të qartë potencialin dhe forcën që kanë.

kvara

Pavarësisht dominimit të Napolit, ishte Verona e cila gjeti avantazhin me anë të Lazanjas me atë që ishte gjuajtja e parë në portë e vendasve. Por barazimi nuk do të vononte, me Kvartskelia i cili u prezantua në mënyrën më të mirë me kampionatin italian. Pa mbaruar pjesa e parë, Osimhen vendosi në avantazh Napolin.

Në fillimin e të dytës Henri barazoi edhe një herë duelin. Megjithatë, Napoli ë kuptoi se ishte dominues në këtë sfidë dhe kërkoi e gjeti golin me anë të Zielinskit në minutën e 55-të. Vetëm 10 minuta më vonë, Lobotka shënoi golin e katërt dhe kur mbeteshin 11 minuta nga fundi i sfidës, Politiano i vuri vulën me golin e pestë për suksesin 5-2 të Napolit.

GOLAT

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×