VIDEO/ Morata shkëlqen me dopietë, Atletiko e Madridit dhuron “show” në javën e parë të La Ligës

Atletiko e Madridit e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezoni n e ri në La Liga. Skuadra e Diego Simeones, triumfoi me rezultatin 0-3 ndaj Getafes në sfidën e vlefshme për javën e parë të kampionatit.

morata

Heroi i bardhekuqve në këtë duel ishte Alvaro Morata, që rrëmbeu skenën me dopietën e shënuar në minutat 15 dhe 59-të. Për të vulosur këtë sfidë mendoi Antuan Grizman. I hedhur nga stoli në minutën e 62-të, vetëm 13 minuta i mjaftuan yllit francez për të tundur rrjetën.

Një triumf mëse i merituar ky i madrilenëve, që në sfidën e javës së dytë do të përballen në shtëpi ndaj Vijarealit, që ashtu si Atletiko në ndeshjen e parë triumfoi me rezultatin 0-3 në transfertë ndaj Valadolidit.

FT: GETAFE – ATLETIKO MADRID 0-3

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×