Akuza për fshehje të pasurisë dhe deklarim të rremë, ish-zyrtares Alda Klosi i komunikohet sot masa e sigurisë. Gjyqtari dhe prokurorja në QSUT

Capture

Ish-zyrtarja e Kryeministrisë, Alda Klosi do t’i komunikohet sot masa e sigurisë. Aktualisht Klosi ndodhet në spital, pas problemeve shëndetësore që shfaqi pas arrestimit ditën e premte, ndërsa masa e sigurisë do i jepet në gjykatë.

Në ambientet e QSUT-së është paraqitur dhe avokati i zonjës Klosi, Ilirjan Muho si dhe gjyqtari Arben Micko dhe prokurorja e çështjes.

Ndërkohë, dje u mor në pyetje dhe pastruesja Rozeta Dobi, e cila akuzohet se ka vjedhur një shumë të madhe parash në banesën e Klosit, ndonëse ajo më vonë pohoi se ish-zyrtarja ia kishte kërkuar që t’i ruante në banesën e saj.

Alda Klosi akuzohet për pastrim parash, fshehje pasurie dhe për deklarim të rremë para oficerëve.

 

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×