Banesa u përfshi nga flakët, ja kush është 66-vjeçari që humbi jetën në Çorovodë, jetonte i vetëm (FOTO)

Corovode Digjet Shtepia

66-vjeçari që humbi jetën si pasojë e zjarrit të rënë në banesë, është Hikmet Shkëmbi. Mësohet se 66-vjeçari jetonte i vetëm, ndërsa kishte një djalë që jeton jashtë shtetit.

Bëhet me dije se zjarri është shkaktuar nga një qark i shkurtër elektrik, si pasojë e një ngrohëseje të lënë në prizë.

NJOFTIMI I POLICISE
Gjatë natës, në lagjen “Çlirim”, Çorovodë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I.Sh., 66 vjeç.

Si pasojë e flakëve dhe asfiksimit ka ndërruar jetë shtetasi I.Sh.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×