Fshehu në çantë 48 mijë euro dhe nuk i deklaroi në kufi, procedohet 35-vjeçari në Muriqan

3b98e913 80a4 48e2 80f1 E0e1483601a7

Një 35-vjeçar është proceduar penalisht pasi u kap me një shumë të madhe parash që i kishte fshehur në një çantë në autobusin që drejtonte me qëllim që të mos i deklaronte në kufi.

Bëhet me dije se 35-vjeçari R.A., u kap në Muriqan, ndërsa u sekuestrua shuma 48 100 euro.

Muriqan-

Transportonte drejt një vendi të BE-së, një shumë të madhe parash që e kishte fshehur në autobusin që drejtonte, procedohet penalisht 35-vjeçari.

Sekuestrohet shuma 48 100 euro, që ky shtetas nuk e deklaroi në kufi, sipas përcaktimeve ligjore.

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan, në kuadër të planit të masave të hartuar nga DVKM Shkodër, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë ndaluar për kontroll të detajuar autobusin e një linje transporti ndërkombëtar, me drejtues shtetasin R. A.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur 48 100 euro, të cilat drejtuesi i automjetit, shtetasi R. A., i kishte fshehur në një çantë, me qëllim që të mos i deklaronte sipas përcaktimeve ligjore. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R. A., 35 vjeç, banues në Shijak, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave ose i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×