Kastriot Imeri është shumë pranë firmës me Jang Bojsin!
Sipas asaj që raporton “TuttoMercatoWeb”, mesfushori shqiptar do të transferohet ditën e sotme nga klubi zviceran i Sërvet te gjigantët e Jang Bojs.
Shifrat e këtij operacioni merkatoje pritet të jenë 4,5 milionë euro, të cilët pritet t’i shkojnë Sërvetit, klub që zotëron kartonin e 22-vjeçarit me origjinë shqiptare.
Imeri është aktivizuar vetëm me kombëtaren “helvete” nga U-16 e deri te ekipi A, ku me këta të fundit numëron vetëm një paraqitje.
– Arena e Lajmit
