Mançester Junajtid vazhdon të jetë në kërkim të një sulmuesi, duke parë dhe faktin që Kristiano Ronaldo me shumë mundësi do të largohet këtë verë. Siç raporton media braziliane “The Express”, klubi anglez po mendon të afrojë në “Old Trafford”, sulmuesin e Atletikos së Madridit, Mateus Kunja.
Ai u bë pjesë e skuadrës së Simeones verën e kaluar, por minutat e pakta kanë bërë që ai të kërkojë për një tjetër destinacion.
Siç bëjnë me dije nga Brazili, “Djajtë e Kuq” kanë bërë gati 50 milionë euro për kartonin e 23-vjeçarit, e cila duket bindëse për drejtuesit e Atletikos së Madridit.
Arena e Lajmit
