Sulmuesi shqiptar i Belgjikës, Adnan Januzaj, momentalisht është pa skuadër pasi vendosi të mos rinovonte me Real Sociedadin dhe menjëherë është në kërkim të një ekipi të ri për të mos mbetur prapa këtë sezon.
Për të ka pasur interes nga Sevija dhe Evertoni, por klubi surprizë që është shfaqur së fundmi është Xhenoa.
Siç raporton “Primocanale.it”, bordi i klubit italian është mbledhur për të bërë gati një ofertë për të bindur Januzajn të zgjedhë Xhenoan.
Gjithsesi, ajo që e bën të vështirë këtë transferim është fakti që Xhenoa do të luajë këtë sezon në Serinë B, por në Itali shpresojnë se transferimi i Fabregas te Komo, mund të bëjë të mundur që dhe shumë emra të tjerë të mëdhenj të futbollit europian të luajnë në këtë ligë.
Arena e Lajmit
