Debutimi i Darvin Nunjez në “Anfield” shkoi në mënyrën më të keqe të mundshme, me uruguaianin që u ndëshkua me karton të kuq përballë Kristal Palas.
Në minutën e 57’, 23-vjeçarin e “tradhtuan” nervat dhe goditi me kokë kundërshtarin e tij, Joakim Andersen, me gjyqtarin që nuk e toleroi këtë veprim.
Gjithsesi, ai nuk ishte momenti i vetëm i “nxehtë” mes dy lojtarëve. Gjatë gjithë sfidës, Nunjez dhe Andersen janë përplasur me njëri-tjetrin dhe duket se për uruguaianin çdo gjë e ka një limit, kështu që vendosi ta godiste me kokë mbrojtësin danez.
Arena e Lajmit
