
Kreu i Partisë Demokratike, pas vizitës në fshatin Kuç i cili është përmbytur pas reshjeve të shiut, është ndalur në një konferencë për mediat nga qyteti i Shkodrës.
Ndërsa po fliste për situatën e rënduar në veri të vendit, duke akuzuar qeverinë për këto pasoja, Berisha kërkoi pak sekonda të ndalonte fjalën për të respektuar ezanin.
“Prit… t’ia lëmë radhën….”, dëgjohet ai t’i thotë Bardh Spahisë që kishte në krah.
Më tej Berisha është ndalur edhe në tragjedinë e ndodhur një ditë më parë në familjen Rushaj, ku humbën jetën babë e bir, pasi makina e tyre u mor nga rrjedha e ujit, duke shprehur ngushëllimet e tij.