Tratativa mes mesfushorit të Juventusit, Adrien Rabiot dhe Junajtid duket të jetë bllokuar për shkak të kërkesave të larta ekonomike të francezit të cilat arsyetohen si të papërballueshme nga ane e “Djajve të Kuq”.
Sipas raportimeve nga mediat italiane kjo situatë nuk duket ti ketë pëlqyer bardhezinjve dhe teknikut Masimiliano Alegri i cili po mendon të shtyjë mbrojtësin drejt Anglisë duke e nxjerrë jashtë projektit për sezonin e ardhshëm.
Trajneri italian i ka komunikuar Rabiot se duhet ta qartësojë sa më parë situatën me të ardhmen e tij pasi Alegri dëshiron përqendrimin maksimal nga ana e skuadrës në këtë sezon të ri, me 27-vjeçarin që duhet të bëjë një zgjedhje përfundimtare së shpejti.
Arena e Lajmit
