Tërmeti apokaliptik në Turqi/ Begaj: Lutemi për rimëkëmbjen e shpejtë shpirtërore dhe fizike për çdo të prekur

328281598 1147156925947103 9055198038193165828 N

Presidenti Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet pranë Ambasadës së Turqisë, për tërmetin shkatërrimtar ku humbën jetën mijëra njerëz.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Begaj ka shkuar se lutet për një rimëkëmbje sa më të shpejtë fizike dhe shpirtërore të secilës familje të prekur nga kjo tragjedi.

Postimi i plotë i Begaj:

Sot shpreha ngushëllimet pranë Ambasadës së Turqisë, për tërmetin shkatërrimtar të datës 6 shkurt 2023.

Populli shqiptar, si dhe unë e kemi të vështirë të gjejmë fjalët e duhura për të ngushëlluar popullin vëlla turk dhe qetësuar sadopak zemrat e familjeve të të mbijetuarve.

Lutemi për një rimëkëmbje sa më të shpejtë fizike dhe shpirtërore të secilës familje të prekur nga kjo tragjedi.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×