“Berisha po prish imazhin e Shqipërisë”, Veliaj për protestën e 6 dhjetorit: Opozita do të nxjerrë ‘plaçkat’ para miqve të BE, thyen çdo zakon shqiptari!

Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë për rubrikën “Opinion” në ‘News24’ u ndal tek problematikat e shkaktuara këto ditë në kryeqytet nga moti i keq, ndërsa nuk la pas dhe komentet për aktualitetin politik në vend.

Veliaj tha se ky fluks reshjesh u përballua mjaft mirë falë përvojës së krijuar ndër vite.

“Kemi marrë përvojë për të tilla situata. Kemi pastruar çdo herë Lanën për të përballuar situatën. Shiu i disa muajve që paketohet në pak ditë, është situatë e jashtëzakonshme, por ia kemi dalë. Lana nuk del më nga shtrati. Kemi bërë investim në Lumin e Tiranës. Ndonjëherë është fatkeqësi që ti ndërton në një kodër që është shtufë. Por kohë më të mira do të vijnë.

Nuk më rezulton që të jetë shtruar asnjë makinë në spital dhe të jetë ftohur ndonjë autobus. Aty ku janë pikat e kolektorëve janë për të tërhequr ujë dhe jo për të mbledhur mbeturinat. Ndaj na ha shumë kohë që të merremi dhe me këto. Mund të ketë rënë gurë në disa zona në Shën Gjergj apo Zall Bastar. Por kemi bërë thirrje që sa të kalojë faza e parë, do ofrojmë ndihmë dhe për bashkitë e tjera.”, tha Veliaj.

Duke u ndalur te akuzat e Berishës për situatën në Tiranë si pasojë e motit të keq, Veliaj tha se ish-kryeministri po e mbyll me turp karrierën e tij politike.

Po ashtu Veliaj tha se Berisha me protestën e 6 dhjetorit po prish imazhin e Shqipërisë para miqve europianë.

“Duke u ndalur te pyetja për Berishën…Është një foto e 2013 te zona që njihej si parkingu i ETC ku notonin makinat. Ishte kohë kur Berisha, Meta dhe Basha drejtonin bashkinë. Sot Meta dhe Berisha janë kthyer në pacient problematik, ju Ilir Meta detyrohet të përdorë foto të Kabulit për të sharë Tiranën dhe Berisha po ashtu, do të thotë se ata janë semilë, ku degradimi moral i bën për keqardhje. Përveç se të ndihet keq se po e mbyll me turp dhe imazh skandaloz ku bën zhele vendin e tij. Sot Tirana është një nga qytetet më të pastra në Ballkan. Këta që përdorin foto të Kabulit dhe Tiranës…sot është kulla Down Town. Ajo që referohet Berisha, është se kullat e bëra mirë i kanë rezistuar tërmetit. Ndjej keqardhje. Uroj që e shoqja ‘ta lidhë’.. ndjej keqardhje. Ai do mbahet mend si plak i ligë. Këtë që po bën me 6 dhjetorin, se ka bërë njeri. Ka thyer çdo rregull zakonor. S’ka besë, mikpritje. Si bën njeri këto gjera. Në vendet e ndryshme të botës ka protesta për samitet. Por në 27 ishte protesta ku bej thirrje që t’i kushtohej vëmendje klimës. Kur ka samit ndërkombëtar, nuk është opozita që do të lajë hesapet në atë ditë. Mezi pret ditën që të nxjerrë plaçkat e palara te vizitorët. Edhe nëse kemi grindje në shtëpi, s’e kemi në zakon. Kur kemi miq, i lëmë zënkat, dhe më pas i kthehemi tarbiateve tona. Por kush do e turpërojë Shqipërinë para botës?! Ata. Ata ditën e themelimit e kanë më vonë. Të gjesh sebep duke sharë me foto, është vërtetë që historia nuk do ta falë. Kur të shkruhen rreshtat e historisë së shqiptarëve që sabotuan vendin, shumë rehat me Esat Pashën do rrinë dhe ata. Ata duan që të lajnë hesapet e tyre. Njeriu që ndihet mirë me veten nuk nxjerr fotot nga arkiva. Sot janë njerëzit më të urryer në Shqipëri. Ky kërcënimi i tyre nga belaja, ka kostot e vetë. Kemi një grup që tenton të sjellë liderët e Europës në Tiranë dhe një pjesë tjetër shajnë e mallkojnë. Ata pasi kanë pirë kafen në Lalz, dhe më pas vijnë e mbushin me llum Tiranën. Të shash vendin tënd, të sabotosh atë, duhet të jetë turp i madh. Ata janë njerëz që i sjellin shumë turp Shqipërisë. Po i vënë ‘minat’ stabilitetit dhe imazhit tonë të Shqipërisë.”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj ka zbuluar gjithashtu edhe detaje mbi koncertin që Dua Lipa do të mbajë në më Tiranë më 28 nëntor. Ai tha se hyrja në koncert do të jetë falas.

“Koncerti i Dua Lipës në Tiranë është falas, sepse ajo përfundon turin e saj botëror. Ne duam t’i ftojmë të gjithë. Edhe ne përfundojmë turin tonë të Tiranës, Kryeqyteti Evropian i Rinisë. Dua përfundon turin e vet, kështu që vendosëm t’i bashkojmë këto përfundime iniciativash të jashtëzakonshme në Tiranë, në ditën më të bukur në botë që është Dita e Pavarësisë, 28 Nëntori. Duam që e gjithë dita të jetë me aktivitete. Do të hapet sheshi për të hyrë që nga ora 18:00 që të fillojë koncerti në orën 20:00. Do sigurohemi që të ketë siguri dhe mjaftueshëm vende për të hyrë, sepse parashikohen qindra mijëra të rinj që do vijnë në Tiranë. Janë zënë të gjitha dhomat, kështu që shumë prej atyre që rezervojnë në minutë të fundit do duhet të sistemohen me Air BNB ose edhe në konviktet tona apo te miqtë e tyre. Duam të jetë një festë e madhe. Me Duan kemi përgatitur edhe disa aktivitete të tjera, për të frymëzuar historinë e dikujt që jo me llafe, por me punë i ka arritur gjërat”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se Tirana si kryeqyteti Evropian i Rinisë ka zhvilluar më shumë se 1 mijë aktivitete rinore.

“Sot kishim disa kryetarë bashkish për ceremoninë që bëhet nesër ku vendoset mes një qyteti në Spanjë, një qyteti në Turqi, Izmirit, Lvivit të Ukrainës ku vendoset kush do të jetë Kryeqyteti i Rinisë për 2025-ën. Edhe të gjithë kryetarët e bashkive kanë ardhur në Tiranë edhe për të mësuar pak nga eksperienca. Si u menaxhuan rreth 1000 aktivitete. Nga aktivitete sportive, nga aktivitete të jashtëzakonshme kulturore, në festivale, në koncerte kështu që për të gjithë ata që e kanë ndjekur e kanë vlerësuar vitet e rinisë ose kryeqytetet e rinisë juria në mënyrë unanime thotë Tirana ka qenë organizatorja më e mirë e një viti kur ka qenë kryeqyteti i rinisë një nga qytete e Europës. Kështu që më vjen mirë që e kemi këtë reputacion. E kuptoj që ka disa njerëz që nuk i shef syri mirë fare, por mjafton vetëm të shikojmë se çfarë do të ngelet nga ky vit”, tha ai.

Veliaj deklaroi se këtë vit Tirana e mbyll me 40 shkolla të reja, ndërsa renditi dhe listën e gjatë të investimeve për të rinjtë.

“Ky vit do të lë në Tiranë 40 shkolla të reja. Ky vit ka lënë sot një pajë kur vjen puna tek raportet me rininë,sa është përfshirë qeveria, sa janë përfshirë bashkitë sidomos Bashkia Tiranë në aktivitete me qindra organizata rinore. Ky vit do ti lërë Tiranës disa auditore të rinj që nuk i kishim më përpara, duke filluar nga auditori tek shkolla tek Liceu, auditori tjetër tek “Servete Maçi” që janë dy auditorë për koncerte dhe për aktivitete rinore, “Tonin Arapi” dhe “Avni Mula”. Ky vit i rinisë për herë të parë do ti lërë më shumë konvikte se çka pasur ndonjëherë qyteti i Tiranës. Kur vjen puna tek kampusi i ri në Universitetin Bujqësor, shkollat e inxhinierisë, konviktet, tek Universiteti i Mjekësisë, prapë konviktet aty dhe përgatitemi të fillojmë punën teksa po detajohet projekti dhe për “Qytetin Studenti”. Unë besoj që disa vendime që ne i morëm prej vitit të rinisë edhe pse ishte një vit krize me luftën dhe këtë inflacion të mallkuar do të vlejnë. Do vlejnë në afat gjatë, fjala vjen kemi ulur me 50% e më shumë konviktet për ti ndihmuar studentët e për ta bërë sa më të përballuar. Ulja e abonesë në 0, sot studentët e marrin me 0 abonenë. Karta e studentit do të jetë diçka që do të mbetet nga ky vit. Sot kemi rreth 1500 shërbime tek karta përtej, abonesë së autobusit. Unë besoj që këto janë disa arritje që do të mbeten”, deklaroi Veliaj.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×