EMRAT/ Plagoset me armë zjarri pas një konflikti të çastit një 40-vjeçar në Vlorë, arrestohet autori

Policia 20

Një 40-vjeçar është paraqitur i plagosur me armë zjarri në spitali në Vlorës.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se personi i plagosur është identifikuar si shtetasi Dëfrim Pashaj, ndërsa ngjarja mësohet se ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit.

Policia ka kryer arrestimin e autorit, shtetasi Ledjon Zahaj.

Njoftimi i policisë: 

Plagosi me armë zjarri, një 40-vjeçar, falë reagimit në kohë nga Policia, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Gjatë kontrollit të banesës së autorit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu.

Rreth orës 16:00, në lagjen “10 Korriku”, shtetasi L. Z., 38 vjeç, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin D. P., 40 vjeç, të dy banues në lagjen “10 Korriku”, Vlorë.

Shërbimet e Policisë, falë koordinimit në kohë me sallën e operative të DVP Vlorë, kanë bërë të mundur menjëherë kapjen dhe neutralizimin e autorit të dyshuar, shtetasit L. Z.

Ndërkohë, i plagosuri, shtetasi D. P., aktualisht po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Arena e Lajmit

EMRAT/ Plagoset me armë zjarri pas një konflikti të çastit një 40-vjeçar në Vlorë, arrestohet autori

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook