Ishte duke punuar dhe bie aksidentalisht nga lartësia, vdes 53-vjeçari në Tiranë

Policia Tirane

Një 53-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht. Policia e Tiranës në një njoftim zyrtar bën me dije se 53-vjeçari K.D teksa ka qenë duke punuar ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në rrugën “Konferenca e Pezës”. Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Më datë 09.02.2023, në rrugën “Konferenca e Pezës”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi K. D., 53 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×