Marrëveshje e bujshme mes klubeve, sheikët e Premier Ligës i kërkojnë Çelsit Brojën dhe tre lojtarë të tjerë

Njukasëlli duket se ka planifikuar një mbyllje të bujshme te merkatos, ku ka shënjestruar si objektiva në merkato, 4 lojtarë të Çelsit ku në listë është prezent dhe sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja.

celsi

 

Sipas raportimeve nga “The Telegraph”, emrat e përzgjedhur janë ata të Kallum Hadson-Odoi, Konor Gallager, Kristian Pulisiç dhe Armando Broja, me këtë të fundit që ka qenë prej disa javësh në vëmendjen e Njukasëll.

Dy nga emrat që mund të largohen nga “Blutë” në huazim mund të jenë Hadson-Odoi dhe Gallager për të cilët Çelsi prej kohësh për kërkon një skuadër në Premier Ligë, ndërsa situate e Pulisiç dhe Brojës duket të jetë e ndryshme me Tuhel që duket se ka vendosur ti mbajë në skuadër duke parë dhe situatën me zgjedhjet e pakta në repartin e avancuar.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×