Përjashtoi nga fusha Nunjezin, mbrojtësi danez merr kërcënime me jetë

Qendërmbrojtësi i Kristal Palas, Joakim Andersen, është vënë në shënjestër të abuzimeve të rënda në internet, pas barazimit në “Anfield Road”, të hënën në mbrëmje.

Darwin-Nunez-should-receive-a-FIVE-game-ban-after-headbutting-Joachim

Ai ishte personi që nervozoi sulmuesin 100 milionësh të Liverpulit, Darvin Nunjez, duke bërë që ky i fundit të kundërpërgjigjej me dhunë dhe të përjashtohej nga loja pasi goditi me kokë Andersen.

Gjithsesi, ky episod nuk ka qenë aspak i lumtur për Anderson, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale thekson: “Kam marrë mbi 400 mesazhe kërcënuese jete mbrëmë.

Unë e kuptoj që ju mbështesni një ekip, por kini pak respekt dhe mos veproni ashpër në internet”.

Më pas 26-vjeçari i Kristal Palasit ndau edhe mesazhet e tjera që ka marrë, në të cilat ai u cilësua si “turp” dhe “mashtrues”, ndërsa ato që mbizotëronin ishin “shpresa që avioni i tij të rrëzohej”, ose t’i vdiste familja.

Në një postim të fundit, Andersen i bëri thirrje “Instagramit” dhe Premier League që të merren masa ndaj këtyre kërcënimeve. “Sportsmail” ka mësuar se Kristal Palas do të informojë policinë me qëllim ndjekjen penale.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×