Provat e reja për “21 Janarin”/ SPAK shpall moskompetencën për kallëzimet e Ministrisë së Drejtësisë dhe PS

Spak

Prokuroria e Posaçme ka shpallu moskompentencë për kallëzimet e 21 janarit të bëra nga Ministria e Drejtësisë dhe Partia Socialiste. Mësohet se tashmë SPAK ia ka kaluar për hetim këtë çështje Prokurorisë së Tiranës.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për News24 dhe BalkanWeb se Prokuroria e Posaçme SPAK vlerëson se duhet të jetë Prokuroria e Tiranës kompetente për ta vlerësuar këtë çështje, duke qenë se e ka pasur edhe më herët në dorë këtë çështje, pasi SPAk heton raste të korrupsionit në nivele të larta, apo grupet e organizuara kriminale.

E vetmja mënyrë që SPAK të hetojë këtë çështje, është vetëm në rast vërtetimi se urdhrat për vrasjen e katër protestuesve kanë ardhur nga njerëz të politikës.

Kujtojmë se pak javë më parë Partia Socialiste depozitoi në SPAK një tjetër kallëzim për vrasjet e 21 janarit, ndërsa kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, tha se ky hap vjen pas publikimit të një audio përgjimi të ri.

“PS është subjekti që ka thirrur protestën e 21 janarit, 4 dëshmorët janë 4 prej nesh. Në dritën e provave të reja, siç është audio përgjimi që është bërë publik, bazuar edhe në faktin që dosja penale për vrasjen e Aleks Nikës është ende në prokurorinë e Tiranës, ne nxisim SPAK ta hetojë këtë çështje. Në orët në vijim do të jetë kallëzimi i PS-së”, shprehej ai.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×