Dhunoi gruan, pranga bashkëshortit të dhunshëm në Kolonjë

Policia E Korces 1

Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se dhunoi bashkëshorten e tij.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet E. G., banues në fshatin Selenicë të Kolonjës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë arrestuan në flagrancë shtetasin E. G., 41 vjeç, banues në fshatin Selenicë, Kolonjë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi në banesë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, për të cilën u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×