Kapet ‘mat’ me 10 kg marjuanë në taksi, arrestohet i riu shqiptar në Gjermani

Hza Ms Zoll M Nster Findet Taxi Voll Marihuana Fahrgast Wollte Zehn Kilogramm Cannabiskraut Aus Den

Një 29-vjecar shqiptar është ndaluar në Gjermani pasi është kapur me 10 kg marjuanë në bagazhet e një taksie, ku dyshohej se i kishte sjellë nga Holanda.

Ngjarja ka ndodhur ditën e mërkurë, ku autoritete gjermane sekuestruan në Munster 10 kg marjuanë dhe një substancë tjetër të panjohur në një taksi. Për shqiptarin është lëshuar një urdhër arresti.

Gjatë marrjes në pyetje, 29-vjeçari tha se kutitë e ngarkuara në bagazhin e taksisë ishin mallra largimi, por megjithatë oficerët e policisë kontrolluan dhe gjetën drogën brenda kutive.

Mediat vendase shkruajnë se 29-vjecari është arrestuar përkohësisht, sakaq është lëshuar një urdhër arresti me kërkesë të prokurorisë të Munsterit. Ndërsa, shoferi u la lirë pasi pretendon se nuk kishte informacion se çfarë kishte brenda kutive.

Arena e Lajmit

Kapet ‘mat’ me 10 kg marjuanë në taksi, arrestohet i riu shqiptar në Gjermani

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook