Klubet e Kategorisë së Parë do të mësojnë kalendarin e plotë të sfidave për sezonin e ri ditën e nesërme në orën 11:00.
Ka qenë data 18 gusht ajo që është përzgjedhur nga ana e FSHF-së për caktimin datave të sfidave për sezonit 2022-2023.
Pritet kështu me kureshtje për tu parë se cilat do të jenë sfidat e para të mëdha mes skuadrave pjesëmarrëse ku të shumta janë pretendentet që aspirojnë rikthimin në superior në një kampionat i cili ka parë disa lëvizje të bujshme në javët e fundit.
Arena e Lajmit
