
Një super vilë luksoze për rritjen e kanabisit në Vlorë ka zbuluar policia e gjatë operacionit “Indoors”, gjatë të cilit janë arrestuar 6 persona dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë.
Të sekuestruara 11 kilogramë kanabis në formë boçeje, 534 bimë narkotike, 156 llamba, 123 reflektorë, 11 ventilatorë, 4 aspiratorë, 7 kondicionerë dhe sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale.
Siç shihet nga pamjet, vila ishte me ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike, me llamba, me një teknologji të avancuar.
Gjatë operacionit në fshatin Kropishtë, u arrestuan shtetasit Dritan Koçiraj, Niko Dhima, Florjan Çaushaj dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Përparim Koçiraj.
Në lagjen “10 Korriku”, u arrestuan në flagrancë shtetasit Ledjon Zahaj, Edmond Begaj dhe Gentjan Metushi si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Lorenc Xhaferri.