Dinamo nuk ndalet në fazën përgatitore, vjen fitorja e radhës e skuadrës së Dedes

Dinamo e këtij sezoni kërkon kreun e Kategorisë Së Parë dhe kthimin sa më të shpejtë në elitë. Dhe me formën që po tregon skuadra blu në këtë fazë përgatitore, një gjë e tillë duket mëse e mundshme.

dinamo

Ekipi I drejtuar nga Nevil Dede sot ka fituar miqësoren e radhës, duke mposhtur një kundërshtar si Vora i cili ka bërë përforcime shumë cilësore gjithashtu duke pretenduar që kthimi në Kategorinë e Dytë të jetë për një periudhë shumë të shkurtër. Sfida e luajtur në stadiumin “Selman Stërmasi” u mbyll me fitoren 1-0 të Dinamos, për të cilën bëri diferencën goli i shënuar nga Asion Daja në minutën e 43 të duelit.

Ne ndeshjet e fazës përgatitore Dinamo ka mundur 2-1 Kastriotin dhe ka barazuar 0-0 me Egnatian, 1-1 me Vllazninë, 1-1 me Partizanin, ndërsa ka mundur 4-1 ekipin e Pogradecit.

Arena e Lajmit


Dinamo nuk ndalet në fazën përgatitore, vjen fitorja e radhës e skuadrës së Dedes

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook