Në 4 vite 12 drejtorë/ Ndryshime në Kadastrën e Vlorës, ikën Reinard Metaj, ja kush e zëvendëson

Vlore Kadastra 770x433

Ndryshime në Kadastrën e Vlorës. Mësohet se drejtori i këtij institucioni, Reinard Metaj është larguar nga detyra, ndërsa në emër të tij është emëruar Erdet Mandi.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për BalkanWeb se Mandi pritet të prezantohet me stafin ditën e sotme. Mandi ka mbajtur më herët detyrën e shefit të hartografisë e më pas shef i Legalizimeve pranë Kadastrës Vlorë.

Ndryshimet në kadastrën e Vlorës në 4 vitet e fundit kanë qenë të shpeshta, me shumë se 12 drejtorë disa prej të cilëve kanë qenë ë detyrë më pak se një muaj teksa ka pasur edhe nga ata që kanë ndenjur në detyrë pak dite. Vetëm gjatë vitit 2020 në 11 muaj kadastra ndërroi 9 drejtor.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×