Plagosi me kosore 37-vjeçarin, pranga autorit në Krujë

Policia Fushe Kruje

Një 37-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri me bashkëfshatarin e tij. Ngjarja ndodhi në fshatin Gramëz të Krujës, ku një 46-vjeçar ka goditur me kosore shtetasin me inicialet E. L.

NJOFTIMI I POLICISE
Goditi me mjet të mprehtë, një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga 46-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin B. K., 46 vjeç, banues në fshatin Gramëz, Krujë, pasi në këtë fshat, ka goditur me mjet të mprehtë (kosore), për motive të dobëta, shtetasin E. L.(K.), 39 vjeç, banues në Arrameras, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Policia e ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin e mprehtë me të cilin dyshohet se është goditur 39-vjeçari.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×