
Një vajzë ka mbetur e plagosur pasi u përplas nga një automjet paraditen e sotme në Durrës.
Rreth orës 10;50, në lagjen nr.15 Durrës, një automjet i paidentifikuar ka përplasur këmbësoren shtetasen e mitur D. D, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Autori pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes, por është shoqëruar më pas/
Njoftimi i policisë
Në vijim të informacionit paraprak për aksidentin e ndodhur më datë 12.02.2023, rreth orës 10:50, në lagjen nr.15, Durrës, ku një automjet i paidentifikuar aksidentoi shtetasen D. D., 13 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ju njoftojmë se:
Shërbimet e Policisë Durrës, pas marrjes së njoftimit, kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta profesionale, kanë bërë të mundur identifikimin dhe bllokimin e automjetit tip “Benz” dhe shoqërimin në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, të shtetasit S. P., 56 vjeç, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.