Peter Stano: BE pret kthimin e serbëve në institucione. Pritet një tjetër takim mes liderëve të Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel

759101

Zëdhënësi i BE-së Peter Stano, ka deklaruar se marrëveshja e arritur të mërkurën në mbrëmje nuk është fundi i procesit të fillimit, por fillimi i punës.

Gjithashtu ai njoftoi përfaqësuesi i lartë për Polikë të Jashtme Joseph Borell, së shpejti do të ftojë liderët e Beogradit dhe Prishtinës në një takim të ri në Bruksel.

I pyetur për deklaratën e presidentit serb i cili tha se serbët do të kthehen në institucione nëse përmbushet edhe kushti i dytë që është formimi i ZSO, duke shtuar se BE po punon për përmbushjen e këtij kushti.

Ndër të tjera Stano theksoi: “Kthimi i serbëve në institucione ishte një nga pritjet themelore të BE-së dhe e njëjta gjë vlen edhe për formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe”.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×