“Qeveria e kapur për fyti nga oligarkët” Blushi akuza Ramës: Po godet shtresën e mesme dhe po detyron të rinjtë të largohen  

Tedi Blushi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, hodhi akuza ndaj qeverisë dhe pushtetin lokal duke thënë se kanë keqqeverisur dhe se po e detyrojnë rininë të largohet nga vendi.

Gjatë një takimi me strukturat e PL-së në Korçë, Blushi tha se qeveria “e kapur për fyti nga oligarkët, po godet shtresën e mesme dhe profesionistët e lirë duke i detyruar të emigrojnë”.

“Dua t’u them atyre rilindasve përfshirë dhe këta rilindasit këtu në Korçë se fundi tyre është më i afërt se sa ata e mendojnë. Shumë të rinj janë bashkuar sot me ne dhe janë garancia për triumfin që do të vijë. Edi Rama dhe qeveria e kapur për gryke nga oligarkët po bën gjithçka për të goditur shtresën e mesme, për të goditur biznesin e ndershëm, profesionistët në mënyrë që t’i detyrojnë të largohen nga vendi.

Të rinjtë sot në Korçë po mendojnë seriozisht të largohen me gomone në Angli. Keqqeverisja e ka kthyer Korçën gati 100 vite më i parë, sot qytetarët e Korçës ndjejnë krizën e urisë dhe të bukës dhe janë gati të shpërthejnë në revolt në çdo moment”, deklaroi ndër të tjera Blushi.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×