Supervila e kthyer në “shtëpi bari”, Gjykata e Vlorës lë në burg një prej të arrestuarve, nxirren në “arrest shtëpi” punonjësit e OSHEE

Vlore Policia

Gjykata e Vlorës dhënë këtë të dielë masat e sigurisë për të akuzuarit e arrestuar gjatë operacionit ” Indoors”.

Gjatë seancës e cila ka zgjatur 2 orë, gjykata e Vlorës ka vlerësuar të ligjshëm arrestin, ndërsa ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg për Dritan Koçiraj, arrestuar dy ditë më parë në fshatin Kropisht dhe i dyshuar si poseduesi i shtëpisë së barit në këtë fshat. Arrest me burg edhe për Ledjon Zahaj autori i plagosjes pak ditë më parë.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton se gjykata ka vendosur një masë më të lehtë për 4 punonjësit e OSHEE të arrestuar. Ndaj tyre gjykata ka vlerësuar se nuk ka prova të qarta për përfshirje të drejtpërdrejt, por mbi bazën e dyshimit për veprën e shpërdorimit të detyrës është çmuar qëndrimi i tyre në arrest shtëpie.

Në kërkim për këtë rast janë edhe dy shtetas të tjerë të dyshuar si pronarët e banesave ku ushtrohej aktiviteti kriminal.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook