VIDEO/ Aksident i rëndë në Lezhë, makina përplas për vdekje këmbësorin në hyrjen e qytetit

Whatsapp Image 2023 02 12 At 20.38.38

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Lezhës.

Gazetari Elidon Ndreka ka raportuar për BalkanWeb se një automjet tip “Mercedes Benz” i drejtuar nga shtetasi me iniciale N. S. ka përplasur një këmbësor, i cili ka ndërruar jetë në vend pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Mësohet gjithashtu se viktima është rreth të 40-ave ndërsa në vendngjarje ka mbërritur edhe policia për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Lezhë / Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, në hyrje të qytetit Lezhë, konkretisht në afërsi të “Kryqëzimit të Shëngjinit”, shtetasi N. S. duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një këmbësor të gjinisë mashkull, akoma i paidentifikuar, i cili është dërguar në spital por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e viktimës.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×