Toronto ka barazuar mbrëmjen e djeshme me rezultatin 2-2 në shtëpi ndaj New England Revolution, ekip ku aktivizohet dhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Xhakomo Vrioni, i cili aktualisht ndodhet i dëmtuar.
Dy ish futbollistë të Juventusit, Federiko Bernardeski dhe Domeniko Krishito kanë lënë shenjë në këtë duel me gola të shënuar.
I pari ishte sulmuesi italian, Bernardeski, i cili kaloi skuadrën e tij në avantazh me anë të penalltisë në minutën e 31′
Ndërsa Krishito realizoi me një “silurë” nga distanca duke e dërguar topin në fundin e rrjetës në minutën e 75′
Me këtë barazim, Toronto renditet në vendin e 11-të me 30 pikë të grumbulluara, ndërsa New England Revolution klasifikohet në pozicionin e 6-të me 34 pikë.
– Arena e Lajmit
