Sezonin e nisi mbarë duke fituar ndaj Udinezes, teksa drejtuesit i kërkojnë që të ruajë ritmin. Një nisje e mirë e javëve të para do të ishte frytdhënëse për renditjen, por sidomos për moralin e kampionëve të Italisë. Lidhur me synimet dhe ecurinë e skuadrës, askush më mirë se Stefano Pioli nuk mund të bënte një panoramë, të cilën ia ka servirur televizioni të klubit.

Fitore e vyer ajo me Udinezen për të nisur sezonin pa stres…
Më duhet të them se ne u përpoqëm ta ndërlikojmë vetë ndeshjen në dy situata. Si pasojë, erdhën golat që ishin pasojë e një keqmenaxhimi të topit, që në disa momente duhej të ishte më i qartë. Mund dhe duhet të luajmë më mirë.
Për çfarë mund ta qortoni skuadrën?
Luajtëm si ekip me ritëm për nëntëdhjetë e pesë minuta. Ne shënuam katër gola dhe janë shumë, por mund të kishim shënuar më shumë. Disa gjëra shkuan mirë, të tjera jo, por do të kemi mundësi të punojmë, e sidomos, të përmirësohemi.
Ju pëlqeu reagimi ndaj barazimit të Udinezes?
Për mendimin tim ngadalësuam kur erdhi puna për të ngadalësuar dhe vertikalizuam në mënyrë të tepruar gjatë pjesë së dytë. Ndeshja e parë ndihet nga të gjitha, e për pasojë pati disa gabime dhe disa zgjedhje të gabuara. Sidoqoftë, zhvilluam një paraqitje që pati disa momente shumë të mira
Si i shpjegoni këto gola në minutat fillestare?
Janë problematike që mund të shmangen me pak përqendrim më shumë. Mendoj se minutat e pjesës së parë ishin të një niveli të shkëlqyer, më pas u qetësuam pak dhe ndaluam së shikuari përpara dhe pushuam së menduari për të lënduar kundërshtarët tanë dhe më pas erdhi goli i barazimit. Pastaj ne ishim shumë të zotët për të reaguar dhe për t’u rikthyer në epërsi.
Mendoni se ju mungon ritmi dhe intensiteti?
Sinqerisht, më duhet të them se kemi punuar me të njëjtat ngarkesa si sezonin e kaluar. Ne kemi një mënyrë stërvitore që kërkon intensitet të madh. Gjendja tashmë është e mirë. Është mënyra e lojës që më pas duhet të çojë në një lloj të caktuar të performancës fizike dhe mendore. Lojtarëve u pëlqen të luajnë kështu, ne e dimë se duhet të vrapojmë shumë. Nëse vrapojmë shumë dhe mirë, kemi mundësinë të dominojmë lojën dhe të ndihemi më të fortë se kundërshtarët.
Sa ju ndihmoi “San Siro” në përmbysje?
Patëm një dëshirë të madhe për ta nisur mirë para tifozëve tanë. Edhe një herë ata na dhanë entuziazëm të madh dhe energji të madhe për të munduar një kundërshtar, që nuk e kishim mundur dot sezonin e kaluar. Ka shumë gjëra pozitive, por do të na duhet të zgjidhim disa defekte sepse niveli i kampionatit është i lartë.
Ku mund të arrijë kjo skuadër?
Ndaj Udinezes patëm një tjetër demonstrim se sa e vështirë është të fitosh kampionatin italian. Vjet askush nuk besonte te ne dhe bëmë diçka të madhe. Sivjet kemi më shumë cilësi e përvojë, ndaj askush nuk na ndalon të përsëritim të njëjtën situatë.
Arena e Lajmit
and then