Hedhja në erë e hotel “Bizantit”, paralizohet qarkullimi në Sarandë, bllokohen nga policia rrugët kryesore. Shihni dëmet në bizneset e godinat pranë

Hoteli Sarande

Pak orë pas shpërthimit të fuqishëm që tronditi Sarandën, policia e këtij rrethi ka bllokuar rrugët kryesore të qytetit duke filluar nga qendra. Kjo gjë ka sjellë paralizimin e qarkullimit në qytet.

Ndërkohë grupi hetimor ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të objekteve pranë hotelit të shembur për të zbardhur ngjarjen.

Shpërthimi i fuqishëm ndodhi rreth orës 5 të mëngjesit, teksa i gjithë hoteli u rrëzua nga eksplozivi.
Shpërthimi i fortë ka shkaktuar dëme të shumta në bizneset dhe objektet pranë hotelit që ishte shënjestra e aktit kriminal. Xhama të thyer, dyer të dëmtuara e madje dhe struktura me dëmtime janë ato që kanë mbetur pas. Nga vetë hoteli vetëm pluhur e gurë.

Hoteli ka qenë objekt procesesh gjyqësore me palë paditëse Dhimitër Evangjeliu (shtetas grek) dhe të paditur Spiro Çabiri dhe Vangjel Shtuka. Biznesi rezulton i regjistruar në QKB në bashkëpronësi të Spiro Çabirit dhe Vangjel Shtukës dhe me administratore shtetasen Miranda Çabiri dhe ishte hotel dhe piceri i regjistruar me emrin “Bizanti”.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×