Pierr-Emerik Obamejang dhe Çelsi duket më pranë se kurrë. Pasi trajneri Tomas Tuhel doli hapur në media në javën e kaluar se do ta mirëpriste afrikanin në “Stamford Bridge”, bisedimet mes palëve janë intensifikuar dhe burimet pranë klubeve dhe lojtarit nënvizojnë se sot është dita e së vërtetës për të gjetur një akord të mundshëm.
Nga ana tjetër, edhe Barcelona do të ishte e lumtur që të hiqte dorë nga Obamejangu, pasi do të arkëtonte kështu një shumë të rëndësishme parash për të federuar një blerje si Kunde.
Për ish-sulmuesin e Arsenalit, në garë ka qenë edhe Mançester Junajtidi, por sipas “Sportsmail” opsioni i “Djajve” është hedhur poshtë menjëherë, duke qenë se Obamejang kërkon që të luajë në Ligën e Kampioneve dhe një mundësi të tillë Junajtidi nuk ia garanton dot këtë sezon.
Prandaj, 33-vjeçari do ta linte Barçën vetëm për Çelsin dhe Tomas Tuhelin, trajnerin me të cilin punoi te Dortmundi.
Arena e Lajmit
