Çudira te Bajerni, tifozët përplasen me klubin për shkak të… maskotës

Ndodh edhe kështu! Tifozët e Bajernit janë përplasur me klubin e tyre për maskotën e skuadrës. Siç dihet, maskota e bavarezëve është ariu “Berni”. Por, në ndeshjen kundër Volfsburgut, maskota e Bajernit është shfaqur ndryshe, qoftë në uniformë, qoftë në pamje dhe një gjë e tillë nuk u ka pëlqyer aspak fansave të klubit.

6456546

Maskota e kampionëve aktualë të Bundesligës është mjaft popullore mes tifozëve, teksa shoqëron Bajernin në takimet në shtëpi që nga viti 2004. “Berni i ri” është pak më i dobët dhe më dinamik se paraardhësi i tij, ndërsa mban veshur çorape të bardha.

Ndërsa “Berni i vjetër” ishte trupmadh. Maskota e Bajernit është bërë objekt bisedash në rrjetet sociale, me tifozët që kanë dalë kundër klubit për zgjedhjen e re.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook