Gjithçka e mbyllur, Juventusi i vjedh Milanit sulmuesin e talentuar italian

Tomazo Mançini është emri që pjesa më e madhe e klubeve të mëdha europiane ndiqnin së fundmi, por në fund dhe në mënyrë të papritur ka qenë Juventusi që ka fituar betejën.

mancini

Edhe për për sulmuesin e datëlindjes 2004 të Viçencës flitej prej mjaft muajsh, javën e kaluar ai dukej i sigurt për firmën e tij me Milanin, pasi kuqezinjtë kishin arritur që të mposhtnin edhe konkurrencën e ashpër të Mançester Sitit Sitit, Borusia së Dortmundit dhe PSG-së.

Por kur të gjithë prisnin firmat me “Djallin”, në heshtja dhe në një mënyrë të beftë, “Zonja e Vjetër” ka ndryshuar letrat në tavolinë dhe me një ofertë zyrtare prej 2.5 milionë eurosh ka bindur Viçencën, por mbi të gjitha Tomazo Mançinin që të ndërrojë mendje dhe të nënshkruajë për bardhezinjtë.

Në orët në vazhdim, 18- vjeçari, i cili ka zbarkuar tashmë në Torino, do të firmosë një kontratë 5-vjeçare dhe do t’i bashkohet fillimisht skuadrës U-23 të Juves.

Rekordmenët italianë përflitet se kur mësuan për akordin me Milanin kanë plotësuar disa kërkesa financiare ekstra të prindërve të lojtarit, duke bërë edhe rokadën e amdhe për firmën.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×