Juventusi ultimatum Depait, nëse dështon do të tentohet sulmuesi i talentuar i Çelsi

Juventusi po punon për pistën “Leandro Paredes” me PSG-në për të kompletuar mesfushën, ndonëse qëndrimi në Torino i Adrien Rabiosë ka komplikuar disi tratativën, por ndërkohë po nis të mërzitet me Memfis Depain.

depaji

Sulmuesi holandez dukej një objektiv lehtësisht i arritshëm, por në orët e fundit menaxheri dhe lojtari kanë vendosur që të hidhen në sulm kundër drejtuesve të Barcelonës, duke pretenduar një shumë prej 2 milionë eurosh, për të prishur kontratën konsensualisht.

Siç dihet paratë te katalanasit janë me pikatore në këtë periudhë dhe nuk është e lehtë që të gjendet as kjo shumë “modeste” për momentin.

Por lidhur me këtë aspekt, në Torino as që duan t’ia dijnë, pasi kanë plane të tjera në kokë, prandaj nga dje i kanë lëshuar një ultimatum final Depait: Ose lirohet me parametër zero deri të dielën nga Barcelona, ose bën mirë që të shohë një destinacion tjetër nga ai bardhezi. Fundja, në Torino kanë një ide të fundit për sulmin, edhe pse lojtari në fjalë nuk është saktësisht një zëvendësues në dukje ideal për Dushan Vlahoviçin.

Emri i ri në listë është ai i Kallëm Hadson-Odoi. Sulmuesi i Çelsit është në kërkim të një sistemi tjetër për këtë sezon, pasi hapësirat për të në “Stamford Bridge” janë mbyllur dhe Juventusi është një pistë që lojtarit i pëlqen, pas sondazheve të para të bëra.

hadson-odoi

Huazimi gjithashtu është një opsion që edhe Çelsi është gati ta pranojë, prandaj pasi hapat e parë të rëndësishëm janë hedhur, tashmë pritet vetëm përgjigja finale brenda të dielës nga ana e Memfis Depait, për të kuptuar nëse në “Allianz Stadium” këtë sezon do të shihet në aksion holandezi i Barcelonës, apo anglezi i bluve të Londrës.

Arena e Lajmit


Juventusi ultimatum Depait, nëse dështon do të tentohet sulmuesi i talentuar i Çelsi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook