Gjyqtari i FIFA-s, Enea Jorgji, rikthehet sot në stadiumin e Kukësit, teksa do të gjykojë kryendeshjen kundër Tiranës në orën 17:00.
“Panorama Sport” mëson se FSHF-ja ka përzgjedhur 38-vjeçarin për ndeshjen e parë të këtij kampionati, ndërsa si asistentë të tij do të jenë Ani Koçiaj i kolegjiumit të Tiranës dhe Emigres Ganxhi nga Elbasani.
Për herë të fundit Jorgji ka gjykuar në turin e tretë të Ligës së Europës ndeshjen mes Malmos dhe Dudelanzhit, që u luajt më 4 gusht.
Arena e Lajmit
