Marrëveshja për portin e Durrësit, Berisha paralajmëron mosbindje civile: Ja si do të jetë aksioni opozitar

Rama Porti I Durresit

Kryetari i PD-së, Sali Berisha paralajmëroi sot mosbindje civile për portin e Durrësit.

“Problemi me Portin e Durrësit, për të cilin u votua që të vidhet mesnatën e të enjtes që kaloi, është një problem madhor. Së pari, ne kemi dërguar në Kushtetuese marrëveshjen. Së dyti do krijojmë një Komision Hetimor. Së treti do qëndrojmë me mosbindje civile dhe të gjitha format. Së fundmi, u bëj thirrje qytetarëve dhe kompanive që të qëndrojnë larg kësaj mega-afere. Asgjë nuk dihet t’i joshë ata për të investuar, për t’u mashtruar nga ndërtimet në këtë shesh”, tha Berisha.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×