Alegri mund të buzëqeshë, titullari i Juventusit pranë rikthimit në skuadër

Juventusi vazhdon të përgatisë sfidën e radhës në kampionat me Sampdorian, ndërkohë që lajme të rëndësishme vijnë nga Pol Pogba.

POGBA

Sipas raportimeve nga “Kontinasa”, mesfushori po ecën mjaft mirë falë teparive që po kryen dhe javën e ardhshme me shumë mundësi pritet që të kthehet në stërvitje të plotë me topin. Francezi po punon fort mes palestrës dhe pishinës, pasi vendosi që të shmangë operacionin, pas tërheqjes së pësuar në menisk.

Dhe nëse gjithçka shkon mirë dhe pa kontraktime ta papritura, Pol Pogba do të jetë sipas tabelës së programit të hartuar me stafin mjekësor gati për në datën 10-11 shtator, për ndeshjen kundër Salernitanës, por në të njëjtën kohë edhe për fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, ku sivjet bardhezinjtë do të kërkojnë të bëjnë diçka më ndryshe, më pozitive, sesa në vitet e fundit.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×