“Ambulanca mbërriti me vonesë”, vdekja e 60-vjeçarit në Shkodër, drejtori i spitalit të Shkodrës reagon pas dëshmive të fqinjëve: Duhet të njoftoni vetë, jo zjarrfikësit

Spital Shkoder

Drejtori i spitalit rajonal të Shkodrës Senad Halluni, ka reaguar pas ngjarjes tragjike të një nate më parë, ku një 60-vjeçar humbi jetën si pasojë e flakëve që kapluan banesën e tij, ndërsa bashkëshortja e tij mbeti e plagosur.

Fqinjët e viktimës Kapllan Nasufi, deklaruan se ambulanca ka mbërritur me vonesë në banesë, por drejtori Halluni shprehet se pas njoftimit nga zjarrfikësit, kanë mbërritur vetëm 7 minuta më pas, raporton gazetari Senad Nikshiqi.

Drejtori Halluni thotë se 7 minuta është një kohë optimale për të shkuar në vendngjarje. Drejtori Halluni i bën thirrje qytetareve qe në raste të tilla të njoftojnë vetë shërbimin kombëtar të urgjencës dhe jo t’ia lënë zjarrfikësve, pasi janë minuta të humbura.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×