Tashmë mungon vetëm zyrtarizimi! Mançester Junajtid ka bërë një hap të madh për të siguruar firmën e brazilianit Kasemiro nga Real Madrid.
Një “bombë” e vërtetë e merkatos, edhe pse ai vlerësohet mes të paprekshmëve të Reali, “Djajtë e Kuq” kanë arritur akordin për transferimin e brazilianit në Premier Ligë. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi anglez, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.
“Jemi të kënaqur që kemi arritur një marrëveshje në parim për transferimin e Kasemiros”, shkruan Junajtid në faqen zyrtare.
View this post on Instagram
Kasemiro është 30-vjeçar dhe kishte kontratë edhe për tre vite te Reali, por duket se një ofertë e parezitestushme ka bërë që braziliani të marrë vendimin për largimin nga kampionët e Champions-it.
Arena e Lajmit