Një sherr që e paguajnë shumë shtrenjtë, gjoba të rënda për Tuhel dhe Konten pas përplasjeve në derbi

Derbi i Londrës në javën e kaluar nuk ka dhuruar spektakël vetëm me golat e shënuar në fushën e lojës. Tomas Tuhel dhe Antonio Konte dhuruan një shfaqje të veçantë me përplasjet e tyre dhe me zënkën që shpërtheu në fund të ndeshjes pas një shtrëngimi duarsh jo edhe aq miqësor.

konte tuhel

Komisionet disiplinore të Ligës Angleze kanë dhënë sot vendimet për ngjarjet e asaj ndeshje dhe të dy trajnerët e kanë pësuar rëndë, pasi do të marrin gjoba të majme. Tomas Tuhel me sa duket vlerësohet si shkaktari i sherrit, pasi ai është ndëshkuar me një gjobë prej 35 mijë paund, ndërsa i është dhënë një dënim me një ndeshje në tribunë, por momentin i pezulluar. Kurse Antonio Konte do të paguajë një gjobë prej 15 mijë paund për rolin e tij në këto ngjarje.

Të dy trajnerët kanë bërë të ditur se do të apelojnë vendimin, edhe pse ndeshjes kërkuan të dy falje për sjelljen e tyre. Por është e qartë se asnjëri nuk dëshiron të paguajë gjobat e majme që u janë dhënë për këto zënka.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×