Kasemiro mund të quhet zyrtarisht lojtari më i ri i Mançester Junajtid. Nëpërmjet një video emocionuese me momentet më të bukura të tij me fanellën e Realit, klubi madrilene është përshëndetur me mesfushorin brazilian, duke e falenderuar për kontributin e dhënë.
Kampionët në fuqi të Spanjë dhe Europës, do të përfitojnë rreth 70 milionë euro + bonuse nga shitja e 30-vjeçarit brazilian. Kasemiro fitoi me “Los Blancos” 18 trofe në total, ku bien në sy pesë Champions League.
Gjithsesi Reali ka zgjedhur ta zëvendësojë “luftëtarin” e mesfushës me një tjetër brazilian. Bruno Guimaraes, 24-vjeçarin e Njukastëll.
Arena e Lajmit
