ZYRTARE/ Talenti shqiptar firmos kontratë 3-vjeçare me klubin e Premier Ligës

Talenti shqiptar, Adrion Pajaziti, ka hedhur një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, teksa ka nënshkruar kontratë profesioniste, me klubin e Fulhemit, që militon në elitën e futbollit anglez.

Adrion-Pajaziti-455x300

Ishte vetë klubi që konfirmoi zyrtarisht për nënshkrimin e Pajazitit, përmes një komunikate në faqen e tyre zyrtare.

“Klubi ka kënaqësinë të njoftojë se Adrion Pajaziti ka nënshkruar një kontratë të re trevjeçare, me një opsion rinovimi një vjeçar në dispozicion”, thuhet në komunikatën e klubit.

pajazitii-750x430

Mesfushori 19-vjeçar është pjesë e ekipit U21 të Fulhamit, ku ka spikatur me paraqitjet e tij. Performanca pozitive e Pajazitit i ka siguruar atij edhe debutimin me ekipin e parë sezonin e shkuar në ndeshjen e vlefshme kundër Carabao Cup kundër Birminghamit. Klubi londinez beson shumë në aftësitë e shqiptarit të Kosovës.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×