Tashmë është zyrtare, Xhimi Vardi do të vijojë bashkëpunimin sërish me skuadrën e Leistërit!
Sulmuesi britanik ka rinovuar kontratën e tij duke hedhur “të zezën në të bardhë” për një kontratë 2-vjeçare, të cilin do ta mbajë të lidhur me fanellën e Leistërit për të paktën deri më 30 qershor 2024.
Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi i “dhelprave” me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar.
Në 10 sezone të përshkuara me Leistërin në të gjitha kompeticionet, sulmuesi 35-vjeçar është aktivizuar në 387 ndeshje dhe duke e tundur rrjetën 164 herë.
Vardi me fanellën e Leistërit arriti të fitonte edhe një Premier Ligë në sezonin 2015/2016 me Klaudio Ranierin në pankinë, ku ai sezon u kurorëzua me emrin si “përralla e bukur” e kampionatit elitar anglez.
Plenty more 🐐 to come 🤗#VardyParty2024
— Leicester City (@LCFC) August 20, 2022
– Arena e Lajmit
